Puna nga shtëpia të bën vërtet më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktiv, konfirmon studimi 4-vjeçar i Universitetit të Australisë Jugore
- ndihmeperburra
- Sep 25
- 1 min read

Të dhënat sugjerojnë fuqishëm se puna në distancë përmirëson shumë ekuilibrin punë – jetë
Kush punon nga shtëpia kursen kohë dhe lekë ngaqë nuk udhëton punë – shtëpi, dhe shfrytëzon kohën e kursyer për gjëra që kanë vërtet rëndësi, me familjen, në natyrë, kulturë apo sporte
Studimi zbuloi se punonjësit në distancë hanë më shumë fruta e perime, si dhe gatime shtëpie, më të mira e më të lira
Studimi sugjeron se duke udhëtuar dhe marrë pjesë më pak në politikat e zyrës, punonjësit përjetuan më shumë energji dhe më pak stres, duke fjetur më herët e më mirë
Studimi zbuloi të kundërtën e aludimeve: Puna nga shtëpia nuk ndikon në performancë. Në fakt, produktiviteti ishte i qëndrueshëm dhe në shumë raste madje u përmirësua
Produktiviteti, motivimi dhe mirëqenia u përmirësuan të gjitha kur puna në distancë ishte një zgjedhje personale, jo e detyrueshme nga shefat
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments