Punët e shtëpisë mprehin kujtesën tek të rriturit e moshuar
- ndihmeperburra
- Nov 27, 2021
- 1 min read

Punët e shtëpisë mprehin kujtesën tek të rriturit e moshuar
Të rriturit e moshuar që kryejnë punët e shtëpisë kanë më shumë memorje, vëmendje, konjicion, shqisa dhe forcë në krahasim me ata që nuk bëjnë punë shtëpie, si dhe janë më të mbajtur, zbulon studimi i publikuar në revistën BMJ Open.
Aktiviteti fizik i rregullt bën mirë për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor optimal. Por të dhënat globale tregojnë se aktiviteti fizik bie çdo vit nën nivelet e rekomanduara, dyfish te njerëzit në vendet me të ardhura të larta.
Rezultatet e studimit treguan se punët e shtëpisë shoqëroheshin me aftësi më të mprehta mendore dhe kapacitet më të mirë fizik. Punët e rënda të shtëpisë u shoqëruan me një rezultat më të lartë të vëmendjes, ndërsa punët e lehta të shtëpisë u shoqëruan me rezultate më të larta të kujtesës.
Këto rezultate sugjerojnë se funksionet më të larta njohëse, fizike dhe sensoro-motore që lidhen me aktivitetet e punëve të shtëpisë lidhen me rrezik më të ulët fiziologjik të rënies midis të rriturve të moshuar.
Përfshirja e aktivitetit fizik në stilin e jetës së përditshme nëpërmjet punëve të shtëpisë ka potencialin për të arritur aktivitet fizik më të lartë, i cili lidhet pozitivisht me shëndetin funksional, veçanërisht midis të rriturve më të moshuar.
Comments