top of page

Për të gjetur sekretin e lumturisë studiuesit vëzhguan 700 njerëz që nga viti 1938. Ja ç’zbuluan

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 21, 2023
  • 1 min read

Për të gjetur sekretin e lumturisë studiuesit vëzhguan 700 njerëz që nga viti 1938. Ja ç’zbuluan

Nëse ju pyesin ç’ua bën udhëtimin me tren më të këndshëm: të vini kufjet apo të bisedoni me një të huaj ngjitur jush?

Shumë prej nesh do të zgjidhnin kufjet, sepse mendimi për të biseduar me dikë të panjohur është i frikshëm. Ne supozojmë më të keqen, thotë për Fortune Dr. Robert Waldinger, profesor i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Studimi i Universitetit të Çikagos vuri re se njerëzit që vendosën të fillonin bisedë e vlerësuan udhëtimin e tyre si më të këndshëm se normalisht, duke habitur veten e tyre. Me sa duket jemi keq në parashikimin e përfitimeve të marrëdhënieve, shkruajnë autorët e studimit.

Sipas studimit, marrëdhëniet e forta parashikojnë më saktë lumturinë e njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre. Ato janë thelbi për gjithçka bëjmë dhe gjithçka jemi, shkruajnë autorët.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page