Për të qenë të suksesshëm në punë dhe jetë, ndiq rregullin e identitetit (vetëmotivimit)
- ndihmeperburra
- Nov 13, 2021
- 1 min read

Për të qenë të suksesshëm në punë dhe jetë, ndiq rregullin e identitetit (vetëmotivimit)
Nëse jeni duke u përpjekur të ndiheni të motivuar për ndonjë gjë, quani veten atë që dëshironi të jeni. Kjo pasi Identiteti nxit sjelljen. Fëmijët e dinë këtë (prandaj vishen e sillen si luftëtar i hapësirës apo Spiderman) Si të rritur, e harrojmë këtë.
Nëse i japim vetes identitetin që aspirojmë, ai identitet do të krijojë sjelljen që duam.
A nuk do çoheshit me vërtik e gëzim nga krevati në mëngjes nëse do të dëgjonit “Çohu princ se të presin vepra të mëdha”?! Kjo do të shërbejë si një kujtesë që të jetosh sipas këtij versioni dhe do të bëjë që të shfaqeni ndryshe gjatë gjithë ditës.
Qëllimshmëria e drejtuar nga identiteti në fushat e jetës që kanë më shumë rëndësi: kjo qasje do të sjellë ndryshime më të mira sesa thjesht përqendrimi në ndryshimin e sjelljes suaj.
Ndaj zgjidhni identitetin tuaj. Jepini një emër. Vendoseni në celular. Kështu do ta mbyllni atë boshllëk midis versionit aktual të vetes dhe vetes tuaj më të mirë në 3 fushat e jetës që kanë më shumë rëndësi -- shëndeti, pasuria dhe marrëdhëniet.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments