top of page

Përdorni më pak celularët që ta lini trurin tuaj të “karikohet” dhe t’i mbajë më shumë “bateria"

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 5, 2019
  • 2 min read

Arsyeja pse celulari dhe puna thjesht nuk përzihen bashkë.

Vërtet nuk i rezistojmë dot celularit, por kur e merrni në dorë ndërsa po bëni ndonjë punë që kërkon përkushtim mendor, ju po ulni madje amputoni aftësinë e trurit tuaj për tu rimbushur dhe performanca e trurit tuaj zvogëlohet ndjeshëm.

Ky është përfundimi i një studimi të Rutgers Business School me 400 studentënë zgjidhjen e detyrave sfiduese, të cilët pasi bënë gjysmën e punës, bënë një pushim të shkurtër, ku gjysma e studentëve përdorën celularët, kurse gjysma tjetër nuk u lejuan celularët por thjesht pushuan, dhe të gjithë pas pushimit vazhduan punën.

Rezultatet treguan se studentët që pushuan me celularë, ishin më të harxhuar mendërisht me efikasitet dhe shpejtësi përpunimi më të ulët; atyre iu desh 19% më gjatë për të përfunduar detyrat dhe zgjidhën 22% më pak detyra.

Arsyeja është se celularët janë portale vëmendjeje në kaq shumë zona të larmishme që tërheqin vëmendjen tonë, secila duke thithur energjinë tonë mendore në drejtime të ndryshme.

Ne nënvlerësojmë rrjedhjen kronike të energjisë mendore nga përdorimi i celularëve dhe priremi të mendojmë se një shpërqendrim është njësoj si një tjetër, por shkenca po tregon se jo të gjitha shpërqendrimet janë të njëjta. Ata nuk ushtrojnë vëmendjen e njëjtë, tërheqje të njëjtë me energjinë mendore, dhe rrjedhimisht të njëjtat efekte në performancën, shpejtësinë dhe efikasitetin.

Ne gjithashtu po e nënvlerësojmë lidhjen emocionale që kemi me celularin. Nuk është më thjesht një pajisje, është një shoqërues që na jep mundësinë e përdorimit të një pjese të gjërave me komponentë emocionues. Duke cituar nga studimi: "Njerëzit janë më shumë emocionalisht të lidhur me celularët sesa me pajisjet e tjera, përfshirë mjetet e tjera elektronike, siç janë kompjuterët. Celulari ka nivele në rritje të shpërqendrimit që e bëjnë të vështirë kthimin e vëmendjes së përqendruar në detyrat dhe punën."

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page