Përkufizimi i fëmijës (Josè Saramago)
- ndihmeperburra
- Mar 21
- 1 min read

Fëmija është një qenie që Zoti na jep për të bërë një kurs intensiv se si ta duam dikë më shumë se veten, si të ndryshojmë defektet tona më të këqija për të dhënë shembullin më të mirë, për të mësuar të kemi guxim. Po. Kjo është!
Të jesh nënë a baba është akti më i madh i guximit që mund të bëjë njeriu, sepse do të thotë të ekspozosh veten ndaj një lloj dhimbjeje tjetër, dhimbjes së pasigurisë nëse po vepron siç duhet dhe frikës së humbjes të dikujt kaq të dashur
Humbjes? Si? Nuk është yti. E ke thjesht hua. Huaja më e madhe dhe më e mrekullueshme, pasi fëmijët janë tanët vetëm kur nuk mund të kujdesen për veten e tyre
Pas kësaj ata i përkasin jetës, fatit dhe familjeve të tyre. Zoti i bekoftë gjithmonë fëmijët tanë, sepse ne tashmë na ka bekuar me ta
Comments