Përmirësimi i shëndetit mendor në vendin e punës, OBSH mbështet nismën Global Business Collaboration
- ndihmeperburra
- Feb 4, 2021
- 1 min read
Përmirësimi i shëndetit mendor në vendin e punës, OBSH mbështet nismën
Global Business Collaboration for Better Workplace Mental Health, synon të “rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit mendor në vendin e punës dhe të lehtësojë zhvillimin e praktikave më të mira”.
Anëtarët themelues – CEO-t e BHP, Clifford Chance, Deloitte, Hsbc, Salesforce, Unilever – i kërkuan komunitetit të biznesit “t’u japin përparësi investimit në shëndetin mendor të të gjithë punonjësve” si një nevojë biznesi dhe domosdoshmëri e shoqërisë.
Ata pohuan se ekzistojnë ende “paragjykime që lidhen me shëndetin mendor” dhe shumë politika të hartuara për të mbështetur punonjësit nuk kanë pasur rezultate konkrete.
Grupi po nxit gjithë kompanitë e tjera që t’u bashkohen për të çuar përpara “dialogun, dëshpërimisht i nevojshëm, për krijimin e një mjedisi pune të hapur, mikpritës dhe mbështetës për të gjithë, mbi të gjitha kur në lojë është shëndeti mendor”.
Comments