top of page

Përqafimi luan rol thelbësor në zhvillimin e trurit.Pas lindjes, përvojat shoqërore pozitive dhe li

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 22, 2020
  • 1 min read

Përqafimi luan rol thelbësor në zhvillimin e trurit.

Pas lindjes, përvojat shoqërore pozitive dhe lidhja amtare në jetën e hershme janë baza për zhvillimin e shëndetshëm shoqëror dhe emocional të fëmijës, çka shoqërohet me qëndrueshmëri të rritur ndaj stresit.

Studimet tregojnë që nivelet e oksitocinës si te nëna dhe te babai i fëmijës 4-6 muajsh janë të ndërlidhura me nivelin e angazhimit dhe lidhjes shoqërore të fëmijës me prindërit e tij, dhe nivelet më të larta të oksitocinës te nënat shoqërohen me rritjen e lidhjes nënë-fëmijë.

Kjo do të thotë që lidhja me fëmijën tuaj përmes përqafimit, rrit oksitocinën në trup, e cila jo vetëm që krijon një marrëdhënie më të shëndetshme midis prindit dhe fëmijës, por gjithashtu zvogëlon stresin dhe deficitet sociale ndërsa fëmija rritet.

Kështu që, sa herë përqafoni partnerin tuaj dhe fëmijët tuaj, ose familjarët e të afërmit, jo vetëm që po u tregoni atyre dashurinë tuaj, por ju po rrisni biologjikisht nivelet tuaja dhe të tyre të oksitocinës, duke përmirësuar mirëqenien tuaj dhe të tyre mendore!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page