top of page

Përqafimi luan rol thelbësor në zhvillimin e trurit të fëmijëve.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 23, 2020
  • 1 min read

Përqafimi luan rol thelbësor në zhvillimin e trurit të fëmijëve.

Lidhja me fëmijët dhe të dashurit tuaj nuk është vetëm kënaqësi - është pjesë e rëndësishme e ndërveprimit njerëzor. Kjo na lejon të krijojmë lidhje të sigurta dhe rezulton në mjaft përfitime fizike dhe mendore.

Së fundi është zbuluar se ndryshime pozitive mund të ndodhin në nivel biologjik, nëpërmjet oksitocinës. Ky hormon lëshohet në sasi të mëdha gjatë lindjes dhe është ai që lejon mitrën të kontraktohet gjatë lindjes dhe qumështin të prodhohet kur ushqehet me gji.

Prodhimi i kësaj molekule lejon nënat të kenë lidhje të shëndetshme me fëmijët e tyre sepse kujdesi për pasardhësit është ajo që lejon speciet tona të mbijetojnë. Për shkak të rolit të saj në sjelljet riprodhuese dhe mëmësore, oksitocina njihet si "molekula e dashurisë".

Prandaj përqafoni fëmijët, bashkëshortin dhe gjithë të dashurit tuaj! Jo vetëm u tregoni atyre që i doni, por kështu rrisni biologjikisht nivelet e tyre të oksitocinës, duke përmirësuar mirëqenien e tyre mendore!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page