Përqindja e fëmijëve që jetojnë vetëm me nënën u dyfishua, ndërsa vetëm me babain u katërfishua...
- ndihmeperburra
- May 27, 2021
- 1 min read

Numri i fëmijëve që jetojnë me të dy prindërit ka rënë që nga viti 1968, ndërsa përqindja e fëmijëve që jetojnë vetëm me nënën e tyre është dyfishuar dhe atyre që rrojnë vetëm me babain u katërfishua.
Në vitin 1968, 85% e fëmijëve jetonin me të dy prindërit. Në vitin 2020, ky numër ra në 70% sipas Sondazhit të Popullsisë aktuale të Byrosë së Censusit (CPS).
Fëmijët që jetojnë vetëm me nënën janë dyfishuar që nga viti 1968.
Numri i fëmijëve që jetojnë vetëm me babanë e tyre, edhe pse ende i vogël, u katërfishua nga 0.8 milion (1%) në 3.3 milion (4.5%) ndërmjet viteve 1968 dhe 2020.
Shumica e fëmijëve amerikanë jetojnë me të dy prindërit (70%). Të dytët janë fëmijët që jetojnë vetëm me nënën (21%), ndërsa të tretët janë fëmijët që jetojnë vetëm me babanë (5%), ndërsa të tjerët rrojnë pa prindërit, por me gjyshërit, familjarë, ose vetëm.
Monitorimi i këtyre trendeve është i rëndësishëm sepse kanë implikime në rezultatet e fëmijëve, siç janë arritjet akademike, problemet shëndetësore (p.sh. depresioni dhe ankthi) dhe problemet e sjelljes (p.sh. zemërimi dhe agresiviteti). #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments