Përshëndetje Errësirë, miku im i vjetër… e dini historinë e këngës ikone të Simon & Garfunkel?
- ndihmeperburra
- Jun 5, 2022
- 2 min read
Përshëndetje Errësirë, miku im i vjetër… e dini historinë e këngës ikone të Simon & Garfunkel?
Garfunkel u bë shumë shok me Sandy Greenberg si studentë vitparistë në universitetin e Kolumbias dhe me idealizmin e rinisë, premtuan se do ishin pranë njëri-tjetrit pa kushte.
Gjatë studimeve Sandy u sëmur rëndë me glaukoma. I riu me një të ardhme të ndritur së shpejti do ish i verbër.
Sandy ra në depresion, la universitetin, u izolua në shtëpi e ndërpreu kontaktet, duke u merakosur për barrën që do u bëhej të shtëpisë.
Befas, Garfunkel i erdh në shtëpi dhe nuk e la mikun e tij më të mirë të hiqte dorë nga jeta, por e bindi ti jepte shansin e fundit universitetit duke i kujtuar se do ish pranë tij për mos ta lënë të rrëzohej – në çdo kuptim.
Ai e mbajti premtimin, duke e shoqëruar Sandyn në universitet e duke u bërë sytë e tij. Sandy ishte zhytur në botën e errësirës, ndaj Garfunkel kurrë nuk e la vetëm dhe ia vuri vetes emrin "Errësirë" për të demonstruar ndjeshmërinë me mikun e vet.
Një ditë, Garfunkel e la për pak Sandy-n vetëm, por s’u kthye. Pas disa orësh skëterrë, Sandy me shumë mundime ia doli të gjente rrugën për shtëpi, kur u përplas me dikë që ish Garfunkel! Miku e kish ndjekur tërë kohës, duke i dhuruar pavarësinë.
Ai moment ish shkëndija që më bëri të jetoj krejtësisht ndryshe, pa frikë. Për këtë i jam mirënjohës mikut tim – tha më vonë Sandy
Sandy u diplomua në Kolumbia, Harvard e Oksford, u martua e u bë sipërmarrës i suksesshëm.
Ndërsa Sandy ish në Oksford, Garfunkel kish nevojë për ndihmë; atij dhe Paul Simon u duheshin 400 dollarë për të regjistruar albumin e parë. Sandy gjithsej 404 dollarë kish, por pa hezitim i dha mikut të tij të vjetër.
Një nga këngët, The Sound of Silence, u bë hit. Vargu i parë është fiks siç Sandy e përshëndeste mikun e vet.
Përshtatur nga kujtimet e Sandy Greenberg: Përshëndetje Errësirë, miku im i vjetër: Si ëndrrat e guximshme dhe miqësia e paepur e kthyen verbërinë në vizion të jashtëzakonshëm për jetën.
Comments