Qeveria e Maltës harton strategji për të luftuar tjetërsimin prindëror (parental alienation).
- ndihmeperburra
- Jan 21, 2021
- 1 min read
Qeveria e Maltës harton strategji për të luftuar tjetërsimin prindëror (parental alienation).
Fëmijët shpesh përfundojnë si një mjet negocimi kur prindërit fillojnë procedurat e divorcit. Fondacioni Happy Parenting Malta për Fëmijët më të Lumtur spjegon se shumë fëmijë në këtë situatë përfundojnë të privuar nga një prind dhe familjarët e tij, si gjyshërit, hallat, etj. dhe se tjetërsimi prindëror është një formë e dhunës në familje.
Një grup teknik ndërministror është në proces të analizimit të tjetërsimit prindëror - kur njëri prind i detyron fëmijët të tjetërsohen nga prindi tjetër. Kjo do të pasohet me ndryshime ligjore për problemin që duhet të adresohet për qindra fëmijë të Maltës.
Ministri i Drejtësisë, Edward Zammit Lewis, tha se fëmijët nuk duhet të përdoren si një mjet negocimi nga njëri prind për të fituar përparësi ndaj tjetrit. Ai tha se komiteti do të vlerësojë gjithashtu mangësitë në sistemin ligjor dhe se zgjatja e procedurave gjyqësore po çon në thellimin e mëtejshëm të tjetërsimit prindëror.
Ministri për Familjen dhe të Drejtat e Fëmijëve, Michael Falzon, tha se jo të gjithë i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe se me pandeminë po abuzohet, në shumë raste nga nënat që përdorin justifikimin e Covid për të ndaluar takimet e fëmijëve me prindin tjetër.
Comments