top of page

Që të kesh një raport të suksesshëm…

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 27, 2019
  • 2 min read

Që të kesh nj

ë raport të suksesshëm…

Kurrë mos ndalo së “gjuajturi” dhe takuari femrën tënde, asnjëherë mos e merr atë grua për të mirëqënë dhe të “fituar”.

Bjer prapë dhe prapë në dashuri. Si ti edhe ajo do ndryshoni vazhdimisht; nëse nuk kujdesesh për zemrën e saj, ajo mund t'i falë zemrën dikujt tjetër ose ta mbyllë plotësisht për ty.

Mbro zemrën tënde dhe duaje veten plotësisht; boll u sakrifikove.

Shiko më të mirën tek ajo. Përqëndrohu vetëm në atë që do tek ajo. Nëse përqëndrohesh në atë që të nxeh apo mërzit, veç arsye për tu mërzitur do shohësh.

Nuk është puna jote ta ndryshosh apo ta përmirësosh gruan, por ta duash siç është dhe pa pritur që ajo do ndryshojë.

Merr përgjegjësinë për emocionet e tua. Nuk është puna e saj të të bëjë të lumtur. Je përgjegjës i vetes për të gjetur lumturinë tënde.

Mos fajëso gruan nëse frustrohesh prej saj. Kjo ndodh vetëm se ajo padashur shkakton nisjen e diçkaje brenda teje, por ato janë emocionet dhe përgjegjësitë e tua.

Lere gruan të jetë siç është. Kur ajo është e trishtuar apo e mërzitur, nuk është puna jjote ta rregullosh atë, është puna jote që ta përqafosh e ti thuash se është Ok dhe që ti e dëgjon.

Ji i lirshëm. Mos e merr veten aq seriozisht. Qesh. Dhe qeshni bashkë. Qeshja bën çdo gjë tjetër më të lehtë.

Plotësoje dhe mbushi shpirtin çdo ditë. Mësoji gjuhët e dashurisë dhe mënyrat që ajo të ndihet e rëndësishme dhe e arrirë.

Ji i pranishëm. Jepi asaj jo vetëm kohën tënde, por dhe fokusin, vëmendjen dhe shpirtin tënd.

Pushtoje seksualisht, çoje atë në fuqinë e pranisë mashkullore, konsumo dashurinë dhe gllabëroje me forcën tënde.

Mos u bëj idiot dhe mos ki frikë nga të qenit një idiot. Si ti edhe ajo do bëni gabime, por mundohuni të mos bëni gabime të mëdha dhe mësoni nga ato që bëni. Nuk duhet të jeni të përkryer, thjesht përpiquni të mos jeni shumë budallenj.

Jepni hapësirë asaj. Gruaja është aq e mirë në dhënie, sa ndonjëherë duhet ta kujtosh që të marrë kohë për veten e saj.

Ji i prekshëm dhe i gatshëm për të ndarë frikën dhe ndjenjat e tua, dhe njih gabimet e tua.

Ji transparent. Nëse do që ajo të ketë besim, nda gjithçka ... Sidomos ato gjëra që nuk do fare të ndash.

Mos ndaloni së rrituri dhe zhvilluari marrëdhënien tuaj, ndryshe ju pret atrofizimi dhe shuarja.

Mos u merakos për financat. Paraja është lojë, gjeni mënyra për të punuar së bashku si ekip për ta fituar atë dhe asnjëherë mos luftoni njeri-tjetrin.

Fal menjëherë dhe përqendrohu në të ardhmen, në vend që të mbansh peshat nga e kaluara.

Gjithmone zgjidh dashurinë. Raporti dhe martesa nuk ka të bëjë me lumturinë, ka të bëjë me punën për ta arrirë dhe mbajtur - Gerald Rogers

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page