top of page

Raporti i KE: Tirana në fund të listës europiane, 71% e qytetarëve të pakënaqur me transportin publik!

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 22, 2024
  • 1 min read



Një raport i Komisionit Europian për cilësinë e jetës në qytetet europiane zbulon se, nga 83 qytete në gjithë Europën, 71% e banorëve të Tiranës janë të pakënaqur me cilësinë e transportit publik. Kjo e rendit kryeqytetin shqiptar të fundit në Europë

Ndërkohë, në kryeqytetet e Europës, vlerësimi i qytetarëve për transportin publik arrin deri në 91% në Vjenë, apo mbi 85% në Helsinki, Oslo dhe Stokholm

Pjesa dërrmuese e banorëve të Tiranës janë të pakënaqur me sigurinë dhe besueshmërinë e shërbimit të transportit, faktorë të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në perceptimin e përgjithshëm

Ndonëse çmimi i biletave mund të jetë relativisht i përballueshëm, ky nuk është tregues i mjaftueshëm për të rritur kënaqësinë e qytetarëve. Përkundrazi, përmirësimi i sigurisë, qasjes, besueshmërisë dhe frekuencës së autobusëve përbëjnë thelbin e rritjes së kënaqësisë, siç tregojnë të dhënat e raportit europian

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page