Rregulli numër 1 për të gjitha marrëdhëniet: Leri gjërat të shkojnë
- ndihmeperburra
- Nov 16, 2020
- 2 min read
Rregulli numër 1 për të gjitha marrëdhëniet: Leri gjërat të shkojnë
Me njerëzit që jetojme e punojmë, pëlqimet dhe mospëlqimet tona bëhen të dukshme. Kjo ose mund të na afrojë, ose të na largojë.
Një nga sfidat e të jetuarit me një njeri tjetër është se ata nuk janë ti. Enigma reflektohet në të gjithë jetën, pasi shumica e saj përbëhet nga marrëdhënie ndërpersonale. Qoftë në punë, në shtëpi, miq dhe kolegë, të gjithë do të jenë ndryshe nga ti. Në mes të gjithë këtij unikaliteti, ekziston një rregull kardinal që mund të zbatohet në shumicën e situatave: leri gjërat të shkojnë.
Kjo nuk vlen për ekstremet e jetës. Nëse bashkëshorti është abuziv ose lëndues, ose nëse vendi i punës është i rrezikshëm, atëherë duhet të ndryshojmë situatën tonë. Leri gjërat të shkojnë zbatohet për aspektet e vogla të jetës që kanë pasoja të parëndësishme pasi kryhen dhe rezultojnë më së shumti në acarim.
Në jetë do të përjetojmë situata, njerëz dhe gjëra të panjohura. Jo gjithçka do të shkojë sipas mënyrës sonë ose do t'i përmbahet asaj se si na pëlqen të jenë gjërat. Ne nuk jemi bashkëshorti ynë, pavarësisht se sa të ngjashëm mund të dukemi.
Bashkëshorti, miqtë dhe kolegët kanë secili një histori unike të tyren, ashtu si ju. Kush duam të jemi, si duam të dukemi dhe si duam t'u shfaqemi të tjerëve, përbëjnë identitetin e të gjithë neve.
Konflikti i pashmangshëm në shtëpi ose në punë mund të bëhet harmonik ama, nëse lejojmë që ndryshimet tona të jenë ashtu siç janë, pa u përpjekur t'i ndryshojmë ato.
Një jetë e lulëzuar plot qetësi e harmoni, me marrëdhënie të të gjitha llojeve, fillon kur ne t'i vlerësojmë, dhe nganjëherë t’i theksojmë këto ndryshime.
Prandaj ndaloni së menduari se mund të ndryshojmë të tjerët dhe le të fillojmë të shohim bukurinë në individualitetin e secilit!
Comments