top of page

Rriten vetëvrasjet në 2019-n, depresioni pushton “moshën e artë”, Gjirokastra dhe Berati, qytetet ..

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 17, 2020
  • 2 min read

Rriten vetëvrasjet në 2019-n, depresioni pushton “moshën e artë”, Gjirokastra dhe Berati, qytetet që nuk e “duan jetën” Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind më shumë në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave të vetëvrare arriti në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishte në vitin 2016. Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë burrat, dhe mosha 55-69 vjeç me rreth 60 persona ose 28 për qind të totalit dhe grup-mosha 40-54 vjeç me rreth 22 për qind të totalit. Zakonisht në këto grup-mosha vetëvrasjet shtyhen nga arsye ekonomike dhe përfaqësojnë kryefamiljarë që nuk ja dalin dot të mbajnë familjen. Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë, pasuar nga Berati me vetëvrasjet më të larta, Kukësi më të ulëtat. “Shoqëria shqiptare ka humbur drejtpeshimin, duke e lënë individin në mëshirën e fatit. Natyrisht, vetëvrasjet vijnë kryesisht për shkak të problemeve të natyrës psikologjike dhe është depresioni ai që sjell numrin më të madh të tyre. Por vetë depresioni është produkt i një shoqërie që nuk i zgjidh problemet dhe që i vendos egërsisht nën presion individët. Mund të themi se shkaktarë të kësaj situate janë probleme të natyrës ekonomike, sociale e psikologjike. Të gjitha së bashku bëjnë që shumë njerëz të shfaqin dobësi, që i bëjnë të mos i përballojnë dot presionet e shumta” – ka pohuar më herët për Monitor, Ergys Mërtiri, psikolog. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sjellja vetëvrasëse ka ndikim dramatik në vendin e punës në terma njerëzorë dhe financiarë. Gjithashtu, njihet kostoja për ekonominë e gjerë. Kur një person në moshë pune tenton t’i japë fund jetës, ai individ menjëherë bëhet ekonomikisht joproduktiv; punëdhënësi i tij duhet të gjejë dhe trajnojë një zëvendësues (ai do të mungojë në punë, nëse humb jetën). https://www.monitor.al/rriten-vetevrasjet-ne-2019-n-depresioni-pushton-moshen-e-arte-gjirokastra-dhe-berati-qytetet-qe-nuk-e-duan-jeten/

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page