Sa herë i keni vendosur një qëllim vetes dhe e keni harruar atë, ose e keni lënë pas dore sepse...
- ndihmeperburra
- Oct 17, 2020
- 1 min read
Sa herë i keni vendosur një qëllim vetes dhe e keni harruar atë, ose e keni lënë pas dore sepse ishte e vështirë për tu arritur, ose çfarëdo justifikimi tjetër? Pastaj ca muaj më vonë e gjeni veten në të njëjtën pozitë si në krye të herës. Çfarë ju duhet është një strategji e thjeshtë për të arritur qëllimet tuaja. Ligji i Pearson thotë se "Kur performance matet, përmirësohet. Kur performanca matet dhe raportohet, përmirësimi përshpejtohet". Nëse e gjurmoni ecurinë, rezultati do të përmirësohet, por nëse gjurmoni rezultatet tuaja dhe i raportoni ato tek dikush tjetër, ju do të përmirësoheni në mënyrë eksponenciale sepse tani keni një partner ku varni përgjegjësitë. Kjo vlen jo vetëm për planifikimin e një biznesi, por edhe për jetën tuaj. Njerëzit që kanë jetë të suksesshme, planifikojnë qëllimet e tyre dhe ndajnë me njerëz që u kërkojnë llogari. Nëse nuk keni njerëz në jetën tuaj që duan t'ju shohin të lulëzoni, atëherë duhet të dilni dhe të gjeni disa, qoftë edhe një person të vetëm. Personi që mund t’ju ndihmojë të lulëzoni në qëllimet tuaja është shoku juaj i ngushtë. Ju mund të punoni me zell dhe t’i kërkoni llogari njëri-tjetrit dhe kështu do ecni përpara në qëllimet tuaja.
Comments