top of page

Sa vite jetë ju shkurton një marrëdhënie e keqe? Sa vjet ju shton një marrëdhënie e mirë?Të jesh në

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 28, 2020
  • 1 min read

Sa vite jetë ju shkurton një marrëdhënie e keqe? Sa vjet ju shton një marrëdhënie e mirë?

Të jesh në një partneritet të përkushtuar romantik, krahasuar me të qenit beqar, nënkupton 15% më shumë jetëgjatësi, sipas revistës Psychology and Aging. Një ekip shkencëtarësh analizuan trajektoret e jetës së 974 të rriturve në Zelandën e Re gjatë dy dekadave, nga mosha 26 deri në 45 vjeç.

Ata zbuluan se përfshirja në një marrëdhënie pozitive lidhej me plakjen biologjike më të ngadaltë, e matur nga shënues të tillë si indeksi i masës trupore, mosha e fytyrës, numri i qelizave të bardha të gjakut, gjendja kardio-frymëmarrje, etj. Këta njerëz janë në rrezik më të ulët të vdekjes dhe sëmundjeve gjatë gjithë jetës.

Rezultatet vijnë me një paralajmërim të rëndësishëm: Ndërsa një marrëdhënie e mirë shton vitet e jetës suaj me 15%, një marrëdhënie e keqe t’i shkurton ato me 20%.

Njerëzit në marrëdhënie me cilësi të ulët ose marrëdhënie me abuzim plaken më shpejt se normalisht, deri 20% më shpejt.

Autorët vërejnë se ndryshimet në cilësinë e marrëdhënies së dikujt me kalimin e kohës nuk u shoqëruan me plakjen biologjike. Me fjalë të tjera, është sasia e ekspozimit kumulativ ndaj problemeve në marrëdhënie, jo nëse marrëdhënia e dikujt është përmirësuar apo përkeqësuar kohët e fundit, ajo që është e rëndësishme për plakjen biologjike.

Përmirësimi i karakteristikave të marrëdhënies mund të ngadalësojë shkallën e plakjes biologjike, në masën që efektet e tilla janë të kthyeshme.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page