top of page

Sdua picat për fëmijët, kanë virus në karton. Sherri mes të divorcuarve zgjidhet në gjykatë.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 30, 2020
  • 2 min read

Sdua picat për fëmijët, kanë virus në karton. Sherri mes të divorcuarve zgjidhet në gjykatë.

Covid-19 vazhdon të shtojë tensionet jo vetëm mes familjarëve që jetojnë nën të njëjtën çati, por edhe mes atyre që dikur ishin një familje dhe që për shkaqe të ndryshme i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit.

Gazeta “Si” disponon vendimin e një urdhëri mbrojtjeje të shpallur nga Gjykata pikërisht gjatë karantinimit të shoqërisë. Burri, i cili siç rezulton në vendimin e zbardhur, ishtedivorcuar prej mëse pesë vitesh. Por ndërsa secili nga partnerët ka vazhduar jetën, burri i merakosur për fëmijët e mitur që ishin të karantinuar me të ëmën, i ka furnizuar shpesh me ushqime. Njëri nga fëmijët e ka porositur të atin edhe për një picë. Ai ka rendur ta çojë picën tek banesa ku jetonin fëmijët dhe ish-bashkëshortja, por diçka e tillë ka acaruar ish-gruan që, nën dyshimet se virusi Covid-19 gjendej në kartonin e picës, ka nisur të akuzojë 40-vjeçarin. Kaq ka mjaftuar që të rinisë sherri.

Në përfundim, gjykata i tërhoqi vëmendjen gruas duke i dhënë të drejtë asaj vetëm në një pikë, që ish-partneri mos t’i afrohej asaj. Por babai i dy fëmijëve mund të vazhdojë t’i takojë e të kujdeset për djalin 12 vjeç dhe për vajzën 7 vjeçe. Pikët maksimale 40-vjeçari i ka marrë në sytë e gjykatës kur ka treguar se meraku i tij ishin vetëm fëmijët dhe se ai jetonte vetëm për kërkesat e tyre.

Burri që më pas u urdhërua t’i qëndrojë larg shtëpisë së bashkëshortes por jo fëmijëve, e quajti gjithçka kujdes prindëror dhe mall për fëmijët.

Siç përmend Gjykata edhe pse është shumë e vështirë për të provuar pretendimet, debati që lindi për shkaqe banale mund të ishte shmangur nëse çifti do të kishte shfaqur tolerancë e mirëkuptim.

Gjykata vlerëson se gruaja duhet të kishte mbajtur sjellje më tolerante ndaj veprimit të ish-burrit, i cili po përpiqej të kujdesej për fëmijët, aq më tepër kur vetë palët pranojnë heqjen dorë nga ana e të atit për t’i takuar në fundjavë për t’i ruajtur nga infeksioni.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page