top of page

Senati i Iowa-s (shtet ne Amerikë) sapo miratoi një ligj për prindërimin e barabartë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 14, 2020
  • 1 min read

Senati i Iowa-s (shtet ne Amerikë) sapo miratoi një ligj për prindërimin e barabartë pasi studimet tregojnë se prindërimi i përbashkët maksimizon shanset e fëmijëve për sukses. Sipas relacionit shoqërues, "Qëllimi është të promovojmë ruajtjen e familjes e cila krijon një mjedis që prodhon individë më të shëndetshëm"

Prindërimi i barabartë maksimizon kohën e fëmijëve me të dy prindërit në situata divorci ose ndarje dhe minimizon natyrën kundërshtuese të Kodit të familjes ndërsa zvogëlon barrën financiare që bie mbi familjet dhe individët gjatë procedurave gjyqësore.

Përkrahësit e ligjit thonë se studimet tregojnë se prindërimi i përbashkët maksimizon shanset e fëmijëve për sukses dhe gjithashtu arritën në përfundimin se kur koha e prindërimit nuk barazohet, koha e vetëvrasjeve dhe burgimit të fëmijëve është shumë më e lartë. Fëmijët që përjetojnë prindërimin e ndarë me përpjekje maksimale për të barazuar kohën e prindërimit, janë më të prirur të jenë nxënës shembullorë, sipërmarrës dhe anëtarë të suksesshëm dhe produktivë të shoqërisë.

Qëllimi është të promovojmë ruajtjen e familjes e cila do të krijojë një mjedis që prodhon individë më të shëndetshëm, një ekonomi më të qëndrueshme dhe të frytshme, lidhje të forta shoqërore dhe një të nesërme të begatë për të gjithë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page