top of page

Shenjat që keni nevojë për terapi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 9, 2019
  • 1 min read

Shëndeti mendor duhet të jetë po aq parandalues sa edhe korrigjues.

Terapia duhet të jetë diçka normale, si një kontroll mjekësor preiodik. Të flasësh për shëndetin tënd mendor është aq normale sa të flasësh për gripin që të ka zënë. Për fat të keq, ende e shohim "shkuarjen në terapi" si diçka ekstreme.

Terapia duhet nëse:

Dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit, nëse komunikimi pohues nuk ju vjen lehtë, ose keni tendencën tëkeqinterpretoni ato që thonë të tjerët.

Ndiheni "të bllokuar", keni vështirësi të lëvizni, apo ndjeheni sikur jeni në një udhëkryq në jetën tuaj.

Jeni duke reaguar ndaj situatave që duken "të vogla", ndiheni më të irrituar se më parë, njerëzit përreth jush ju bezdisin gjatë gjithë kohës, apo gjërat ose situatat ju shqetësojnë më shumë se zakonisht.

Ndiheni të lodhur, e keni të vështirë të "zbrazni mendjen", apo ndiheni të mbingarkuar nga jeta.

.. në të vërtetë, nuk keni nevojë për shenja. Asnjëherë nuk është herët as tepër të kërkosh ndihmë. Nuk nevojitet diçka "e keqe" ose "e vështirë" të ndodhë në jetën tuaj për të kërkuar terapi. Është një mundësi për ta njohur veten më mirë, për tu rritur, për të mësuar, një udhëtim në botën tuaj të brendshme.

Shkuarja në terapi ju ndihmon të përcaktoni emocionet, t'i përpunoni dhe t’i kanalizoni ato në një mënyrë më produktive dhe të lehtësoni barrën mbi kokën tuaj.

Nuk është asnjëherë një dobësi; është gjithmonë një forcë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page