Sherret për fëmijët/ Prindër që ankohen në polici për ish-partnerët
- ndihmeperburra
- Jun 10, 2021
- 1 min read

Sherret për fëmijët/ Prindër që ankohen në polici për ish-partnerët
Një 28-vjeçare e divorcuar as që hezitoi t’i drejtohej komisariatit 4 në Tiranë, menjëherë sapo njëri nga fëmijët teshtiu.
Sapo e reja ka konstuatuar se njëri prej tyre ishte ftohur gjatë takimit me të atin, i moshës 30 vjeç, gruaja ka thërritur të ëmën dhe e vendosur, i ka kërkuar ta shoqërojë por në polici.
“fëmijët ishin që të dy shumë mirë me shëndet, - thekson gruaja në polici, - por kur i ktheu të dielën në darkë, ishin që të dy me rrufë dhe teshtima. Ish- burri u justifikua, se kishte harruar freskuesen ndezur.
Më pas është pyetur i riu, që këmbëngul se është një baba i kujdesshëm dhe se i ka dorëzuar të shoqes të gjitha detyrimet monetare.
“Ish-gruaja më ka bërë bllok telefonin, - deklaron burri, – dhe kam merak se duhet ta pyes si janë, si është shëndeti i fëmijëve. Ajo s’ma hap, nuk përgjigjet. Atëherë detyrohem të flas me ish-vjehrrën, ose t’i shkoj ish-gruas tek puna. Mbase ajo vepron kështu qëllimisht, që t’më denoncojë për përndjekje”, - aludon babai i dy fëmijëve.
“Ajo nuk kujdeset aspak më shumë se unë për fëmijët. Askush nuk mund ta thotë këtë, fëmijët teshtijnë dhe i kap rrufa, por kjo nuk më bën baba të keq”, - thotë në dëshminë e tij i denoncuari.
Comments