Shkaku i vetmisë mashkullore është pakësimi në sasi e cilësi i mundësive për një qëllim kuptimplotë në jetë, ndërkohë që sigurojnë të ardhura
- ndihmeperburra
- Jun 11
- 1 min read

Pritshmëria tradicionale që “mashkulli jep” mbetet ende në fuqi, ndaj femrat e përqendrojnë vëmendjen te meshkujt “më të suksesshëm”
Ndërkohë femrat në karrierë nuk po e përdorin pavarësinë (financiare) për të gjetur dikë me të cilin kënaqen vërtet. Fokusi sot është te stili i jetës së dëshiruar, jo te personi me të cilin ato shkojnë mirë dhe mund të jetë baba/partner i mirë
Pavarësia e femrave ka ulur varësinë e tyre nga meshkujt dhe ato nuk ndiejnë më nevojën për t'u kujdesur për nevojat e burrave, ndaj janë më pak të gatshme të bëjnë kompromis në marrëdhënie
Po të shohim (mender) gjyqet, divorcet dhe fëmijët që rriten pa baba, është plotësisht e kuptueshme pse meshkujt po zgjedhin të shmangnin marrëdhëniet afatgjata. Sot shanset janë kundër burrave në shumicën e aspekteve të një marrëdhënieje
Hidhi një sy profileve të atyre që hyjnë në Tinder dhe aplikacione e faqe takimesh, shiko se si shumica e përshkruajnë llojin e personit që po kërkojnë. Shumica thjesht përshkruajnë dhe kërkojnë jetën që kanë apo stilin e jetesës që duan
Meshkujt sot nuk janë të vetmuar se kanë mangut ndonjë gjë te vetja, por se pritshmëritë dhe standardet për ta janë vendosur aq lart në mënyrë joreale, saqë për meshkujt përfitimi nga marrëdhënia nuk ia vlen as mundin as riskun
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Commentaires