Shkenca konfirmon: konsumi i moderuar i birrës mund të zgjasë jetën.
- ndihmeperburra

- Mar 1, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 9, 2020
Birra ka një efekt pozitiv në shëndetin tuaj. Të paktën, sipas ekspertëve të cilët kohët e fundit kanë kryer një studim të 80,000 të rriturve.
Në të rriturit që pinin një gotë ose dy gota birrë në ditë u regjistrua një rrezik më i ulët i sulmit në zemër dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Gjithashtu, një studim tjetër mbi 27,000 burra të moshës së mesme pretendon se pirja e moderuar e birrës zvogëlon rrezikun egurëve në veshka. Një birrë në ditë zvogëlon rrezikun deri në 40%.
Birra përmban elemente që ndikojnë pozitivisht në kockat tuaja, duke i bërë ato më të fuqishme. Studiuesit e Harvardit studiuan 38,000 burra, të cilët pinë një ose dy birra në ditë dhe zbuluan se birra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2 me 25%.
Disa teori, pretendojnë se birra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Dhe së fundi, avantazhi i fundit i birrës është trajtimi i pagjumësisë, pasi bëhet fjalë për stimulimin e prodhimit të dopaminës, gjë që çon në relaksim. Sidoqoftë, duhet mbajtur mend theksi në konsumin e moderuar të birrës, një ose dy në ditë.





Comments