top of page

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të dëmshme midis sheqerit dhe trurit tuaj.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 4, 2021
  • 1 min read

ree

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të dëmshme midis sheqerit dhe trurit tuaj.

Rekomandimet për të zvogëluar konsumin e sheqerit kanë dalë në Amerikë që në vitin 1980. Por me sytë nga yndyrnat, sheqeri i ka shpëtuar vëzhgimit të botës së thjeshtë.

Rezultati është konsumi i sheqerit në të gjitha format e tij. Sot fëmijë dhe adoleshentë pijnë kanaçe në njërën dorë e hanë çokollata në tjetrën. Por a është thjesht mbipesha dhe mosfunksionimi metabolik, për të cilët duhet të shqetësohemi?

Studimi i ri ka zbuluar se sasia e madhe e sheqerit gjatë fëmijërisë çekuilibron ekosistemin e zorrëve, çka ndikon gjenet në pjesët e trurit përgjegjëse për të mësuarin dhe kujtesën, si dhe ul konjicionin.

Një përmbledhje studimesh e botuar në vitin 2020 në revistën Nutrients zbuloi se kultivimi i duhur i florës së zorrëve çon në përmirësim të vëmendjes, vizionit dhe kujtesës verbale.

Duke zvogëluar konsumin e sheqerit, do të ulni shanset e mosfunksionimit metabolik dhe tepricën e sëmundjeve shoqëruese që vijnë me mbipeshën.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page