Shkolla po fillon dhe dua t'ju kërkoj një nder...
- ndihmeperburra
- Sep 6, 2024
- 1 min read

Ulu pak me fëmijën tënd dhe shpjegoji se s’ka asnjë justifikim për të tallur a bullizuar dikë për gjatësinë, peshën, formën e trupit a ngjyrën e lëkurës, jetën në shtëpi apo gjërat që u pëlqejnë
Shpjegoji që s’ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat atlete e rroba çdo ditë
Shpjegoji që çanta e vjetër e shpinës mbart të njëjtat ëndrra si një e re
Mësoji të mos bëjë dalje askënd "se është ndryshe"
Mësoji se ngacmimi lëndon dhe se shkolla është për të MËSUAR, JO për të konkurruar, as përhapur negativitet
Në fund kujtoji se ca prej fëmijëve, pas shkolle nuk kthehen në shtëpi te familja e tyre e dashur, ndaj është e rëndësishme të jetë i sjellshëm
Gjithçka fillon në shtëpi!
(e huazuar)
Comments