Shqiptarët emigrojnë për një standard më të mirë jetese
- ndihmeperburra
- 3 hours ago
- 1 min read

Shqiptarët dallojnë qartë në rajon për nga motivet ekonomike që i shtyjnë drejt emigracionit. Të dhënat tregojnë se 76% e qytetarëve të Shqipërisë përmendin punësimin dhe të ardhurat, si arsye kryesore për të lëvizur jashtë vendit, përqindja më e lartë në Ballkan pas Kosovës
Krahas kësaj, shqetësime si mungesa e meritokracisë (32%), dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët (28%) dhe mundësitë më të mira arsimore (23%) përforcojnë idenë se largimi lidhet më shumë me pritshmëri për zhvillim dhe përmirësim të jetesës, sesa me faktorë politikë
Krahasuar me rajonin, ku dimensionet politike dhe institucionale marrin peshë më të madhe, Shqipëria spikat si vendi ku emigracioni mbetet kryesisht një çështje ekonomike dhe sociale, duke reflektuar aspiratën për një standard më të mirë jetese
Comments