top of page

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Europë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 13
  • 2 min read



Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Europë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt 21% që është mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe 29% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të sondazhit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Europian EUDA

Anketa Europiane mbi Drogat (European Web Survey on Drugs) mblodhi të dhëna midis majit dhe korrikut 2024 nga mbi 66 000 persona madhorë përdorues të drogës, që jetojnë në 31 vende në Evropë

Kanabisi mbetet droga që konsumohet më shumë nga shqiptarët (56% e të anketuarve deklaruan se e përdorin), thuajse sa mesatarja e BE (59%) dhe më lart se në Ballkanin Perëndimor (42%)

Kokaina pudër e ka konsumin më të lartë në bare, me 75% të përdoruesve shqiptarë që thane se e pinin atë në locale

Kokaina kristal (crack) konsumohet më shumë në ambientet e shtëpisë (75%) dhe më pak në bare (33%)

Kanabisi konsumohet në natyrë, për të reduktuar stresin nga përdoruesit shqiptarë, me 67 % të përgjigjeve. Edhe shtëpia mbetet një ambient i preferuar (61%)

Arsyeja e përdorimit të kokainës është për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të reduktuar efektet e alkoolit (39%), për të reduktuar stresin/relaksuar (31%), për të bërë shoqëri (24%), për të qëndruar zgjuar (22%)

Arsyeja e përdorimit të kanabis është për të reduktuar stresin dhe për tu relaksuar (70%), për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të përmirësuar gjumin (43%), për të menaxhuar depresionin (41%), për arsye spiritualë (31%), për varësi (24%), për të bërë shoqëri (19%).

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page