Shqipëria më e korruptuara në Europë sipas Indeksit të sundimit të ligjit
- ndihmeperburra
- Oct 24, 2024
- 1 min read

Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës është dobësuar në nivel global, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2024, publikuar nga World Justice Project
Shqipëria renditet në vendin e 89 nga 142 vende në mbarë botën
Vendi ynë performon më dobët në treguesin e “Mungesës së Korrupsionit”, duke u renditur në vendin e 107, që tregon nivel të lartë korrupsioni
Të anketuarit shqiptarë nuk bien dakord që në vend ka mungesë korrupsioni, përkundrazi, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë. Ky është treguesi që ka marrë më pak pikë (37). Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën. Pas Shqipërisë, perceptimi më i lartë për korrupsionin është në Serbi (vendi i 93), Bosnjë Hercegovina (80), Maqedonia e Veriut (71), Kosova (65). Në rajon, perceptimin më të ulët për korrupsionin e kanë malazezët (62)
Comments