Shtëpitë mezi shiten. Çmimet janë lart. Duhet të bien, po ja që s’po bien.
- ndihmeperburra

- Jan 11
- 1 min read

Sa vite u bënë që presim të plasë flluska e strehimit, që më në fund të blejmë diçka sa me fut kokën?
Vit pas viti, muaj pas muaji, çmimet e pronave veçse rriten
Para 1 viti mund të prenotoje te Mangalem 21 (Kadiu) me 1300 Eur/m2. Sot është 1700. Para 4 vjetësh ishte 700 – 800 Eur/m2
Ama nëse do që ta shesësh, mezi shitet
Çudia po ndodh me pronat. Njerëzit nuk po blejnë. Normat e interesit janë të larta. Pagat thuajse nuk janë rritur. Të gjithë thonë se çmimet janë bërë të përballueshme. E megjithatë çmimet rriten
Çdo muaj, dikush parashikon me kompetencë rënie të tregut të pronave. Flasin me besim se është e afërt. Lehtësimi është pranë
Por nuk është
Nuk ndodh asgjë. Çmimet luhaten pakëz dhe pastaj vazhdojnë rriten
Duket si defekt në formulë, por fatkeqësisht është vetë sistemi që bën pikërisht atë për të cilën është projektuar
Rënia që të gjithë presin nuk do vijë



Comments