Shumica e njerëzve ia ngjeshin fajin për humorin e tyre të keq një ngjarjeje apo personi, por kjo ës
- ndihmeperburra
- May 28, 2022
- 1 min read

Shumica e njerëzve ia ngjeshin fajin për humorin e tyre të keq një ngjarjeje apo personi, por kjo është thjesht dembelizëm. Realisht ne e kontrollojmë mënyrën se si veprojmë dhe mënyra se si ne veprojmë krijon humorin tonë.
Nëse sillemi të zemëruar, do tërbohemi nga çdo gjë e vogël, çka do sjellë për pasojë një humor të keq.
Truku është të zotërosh humorin tënd. Vendos që të jesh në humor të mirë, edhe nëse të zuri shiu me atlete e një kostum fringo e ta lagu.
Nëse e dorëzon humorin tënd, nuk ke për ta kontrolluar dot atë. Hedhja e fajit është një lojë e humbur.
Bëhu autori dhe menaxheri i humorit tënd dhe ruaje fort atë.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments