Shumica e çifteve po divorcohen sepse s’janë më të dashuruar, thotë studimi i fundit.Lajmi i ...
- ndihmeperburra
- Jan 13, 2021
- 1 min read
Shumica e çifteve po divorcohen sepse s’janë më të dashuruar, thotë studimi i fundit.
Lajmi i mirë është se çiftet po divorcohen më pak për shkak të tradhtisë.
Lajmi i keq është se çiftet po divorcohen më shumë sepse s’janë më të dashuruar.
Nuk e di ç’është më dëshpëruese: të kesh një lidhje jashtëmartesore, apo të preferosh të jesh vetëm sesa të të duhet të shikosh fytyrën e partnerit çdo ditë për pjesën tjetër të jetës.
Imagjinoni që jeni bashkë 10-20 vite dhe papritmas, partnerja juaj harron çfarë ju bëri ju bashkë?!
Mashtrimi është diçka që ndoshta edhe mund ta përpunoni. Në varësi të rrethanave specifike, duket si një pengesë midis dy personave që ndoshta mund të kapërcehet. E ku i dihet, mund të dilni edhe më të fortë e më të dashuruar sesa ishit përpara. E nëse vendosni të ndaheni, do të ishte më e lehtë për t’u gëlltitur sesa të divorcoheni sepse s’jeni më të dashuruar.
Kjo është tejet më e ashpër. Pas gjithë asaj që keni hequr dhe gjithçkaje që keni ngritur bashkë.
コメント