Shumë zhurmë, Shqipëria tejkalon normën e OBSH në çdo qytet ditën dhe natën, sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që i referohet matjeve nga janari në dhjetor 2023
- ndihmeperburra
- Sep 5, 2024
- 1 min read

Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën, kemi tejkalim të normës ditën (që është 55 dB) në të gjitha qytetet
Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 17.9%, Shkodër 15.01%, Vlorës 14.18%
Natën vërehet tejkalim më të lartë të normës (që është 45 dB) në të gjitha qytetet
Niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 21.75%, Tiranës me 21.15% dhe Shkodrës me 18.57%
Zhurma mjedisore shkakton efekte negative te gjumi dhe në sistemin kardiovaskular. Zhurmat po bëhen një shqetësim gjithnjë e më serioz për shëndetin mendor dhe fizik, vlerëson AKM
Comentários