Shëndeti Mendor duhet të jetë po aq në vëmendje sa shëndeti fizik...
- ndihmeperburra

- May 24, 2019
- 2 min read
Shëndeti Mendor duhet të jetë po aq në vëmendje sa shëndeti fizik, sepse shëndeti i mendje
s është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i trupit.
Kur mendojmë për shëndetin, i japim përparësi mirëqenies fizike në kurriz të shëndetit mendor. Kjo është e gabuar. Ne duhet të merremi me shëndetin mendor në të njëjtën mënyrë siç merremi me shëndetin fizik, sidomos në drejtim të parandalimit:
Mbi 15% e sëmundjeve në botë janë sëmundje mendore. Sipas OBSH, 1në 5 të rritur përjetojnë sëmundje mendore çdo vit. Depresioni është një nga sëmundjet kryesore, duke prekur mbi 300 milionë njerëz në botë dhe OBSH ka parashikuar se deri në vitin 2030 do të jetë sëmundja numër 1 në botë.
Sëmundja mendore është edhe më e zakonshme se sa mendojmë. Shumë sfida të shëndetit mendor nënvlerësohen ose fshihen, sepse stigma nuk na lejon të kërkojmë ose marrim ndihmë, kështu që shumë njerëz me probleme mendore nuk “’i kap radari”, duke e bërë të vështirë të dimë me saktësi numrin e tyre. Shëndeti - si fizik ashtu edhe mendor - është produkt i kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore në të cilat jetojmë. Mendjet tona, ashtu si trupat tanë, formohen nga një grup kompleks faktorësh, ku përfshihet vendi ku jetojmë, gjenetika jonë, përvojat tona të fëmijërisë dhe qasja jonë në burimet materiale dhe financiare. Sëmundja mendore ka tendencë të fillojë më herët sesa sëmundjet fizike dhe barra e sëmundjeve mendore bie shumë mbi të rinjtë. Gjysma e fëmijëve dhe adoleshentëve në SHBA përmbushin kriteret diagnostikuese për të paktën një çrregullim të shëndetit mendor para se të arrijnë moshën 18 vjeçare. Nëse sëmundja mendore nuk trajtohet herët, rritet rreziku për çrregullime të tjera gjatë gjithë jetës. Nëse thyejmë një krah ose na zë gripi, shenjat që jemi sëmurë janë të qarta për ne, siç edhe nevoja për të kërkuar ndihmë të specializuar. Edhe problemet mendore kanë shenjat e veta dhe kanë nevojë për ndihmë nga profesionistë. Shëndeti ynë nuk meriton asgjë më pak - Sandro Galea





Comments