top of page

Shëndeti mendor, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një krizë globale për shkak të COVID-19

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 15, 2020
  • 1 min read

Shëndeti mendor, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një krizë globale për shkak të COVID-19

Kriza globale e sëmundjeve mendore po afron ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën janë të rrethuar nga vdekja dhe sëmundja si dhe janë detyruar të përballen me izolimin, varfërinë dhe ankthin nga pandemia e COVID-19.

Agjensia e Lajmeve Reuters iu referua Devora Kestel, drejtore e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), sipas të cilës, “Izolimi,frika, pasiguria, trazirat ekonomike – të gjitha ato shkaktojnë ose mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike”. Kestel tha se mund të rritet numri dhe ashpërsia e sëmundjeve mendore, ndaj qeveritë do të duhet ta vendosin këtë çështje në qendër të politikave të tyre. “Shëndeti mendor dhe mirëqenia e shoqërive janë ndikuar rëndë nga kjo krizë dhe janë një përparësi për t’u adresuar urgjentisht”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë.

Kestel thekson se, miliona njerëz po përballen me trazira ekonomike, pasi kanë humbur ose janë në rrezik për të humbur të ardhurat dhe jetesën e tyre dhe keqinformimi i shpeshtë dhe thashethemet në lidhje me pandeminë dhe pasigurinë e thellë se sa do të zgjasë nxit shqetësimin dhe i bën njerëzit të ndihen të pashpresë për të ardhmen.

Raporti sugjeron se politikëbërësit duhet të ulin shtrëngimet mes qindra miliona njerëzve dhe të zbusin shpenzimet afatgjata sociale dhe ekonomike për shoqërinë. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se duhet të punohet për sigurimin e “shëndetit të menjëhershëm mendor”.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page