top of page

Si e ndihmon fiskultura trurin – Aktiviteti fizik rikthen neuroplasticitetin e redukton depresionin

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 19, 2021
  • 1 min read

ree

Si e ndihmon fiskultura trurin – Aktiviteti fizik rikthen neuroplasticitetin dhe redukton depresionin

Studimi i fundit (Brüchle et al., 2021) nga Klinika e Ruhr-Universität Bochum për Psikiatri dhe Psikoterapi në Gjermani tregon se aktiviteti fizik rivendos neuroplasticitetin (aftësia e trurit për të ndryshuar dhe përshtatur) dhe zvogëlon depresionin.

Për këtë studim u rekrutuan 41 të rritur që u ndanë në mënyrë të rastësishme në një "grup me aktivitet fizik" dhe një "grup pa aktivitet" duke hetuar efektin e një programi 3-javor të aktivitetit fizik të aplikuar në simptomat klinike, ngacmueshmërinë motorike dhe plasticitetin.

Para dhe pas aktivitetit fizik u mat ashpërsia e depresionit u mat duke përdorur edicionin e dytë të shkallës së vlerësimit të Inventarit të Depresionit Beck (BDI-II), që mat ashpërsinë e simptomave depresive, të tilla si ndjenjat negative, pesimizmi, dëshpërimi, humbja e pasionit dhe e dëshirës, mungesa e motivimit dhe shtytjes.

Studiuesit zbuluan se rezultatet më të larta bazë BDI-II ishin të lidhura me nivele më të ulëta të neuroplasticitetit. Megjithatë, pas tre javësh aktivitet fizik të rregullt, pjesëmarrësit e studimit në "grupin e aktivitetit" kishin rezultate shumë më të ulëta BDI-II (që pasqyron depresion më pak të rëndë) dhe nivele më të larta të neuroplasticitetit.

Pra sa më shumë të rritet neuroplasticiteti, aq më qartë u ulën simptomat klinike. Kjo tregon se aktiviteti fizik ndikon në simptomat dhe aftësinë e trurit për të ndryshuar.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page