top of page

Si forcohet kënaqësia seksuale në marrëdhënien në çift? Studimet tregojnë që sjelljet...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 19, 2020
  • 2 min read

Si forcohet kënaqësia seksuale në marrëdhënien në çift? Studimet tregojnë që sjelljet seksuale ndërthuren me forcimin e marrëdhënies.

Si e bëni marrëdhënien tuaj intime të zgjasë, madje të lulëzojë? Kur bëjmë përpjekje në marrëdhënien tonë ka të ngjarë të korrim shpërblime, por nëse nuk bëjmë shumë përpjekje, marrëdhënia mund të vuajë e rrjedhimisht, të jetë më pak e kënaqshme.

Cilët faktorë ndihmojnë që marrëdhëniet tona të lulëzojnë? Dhe a ka faktorë të ngjashëm, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e kënaqësisë sonë seksuale?

Në një studim të ri, Goldsmith dhe Byers kërkuan të kuptonin se cilët faktorë mund të ndikojnë kënaqësinë seksuale dhe marrëdhëniet në çift.

Ata analizuan sjelljet e forcimit të marrëdhënies: 1) idealizim romantik "partneri im ka të gjitha cilësitë që kam dashur gjithmonë te një bashkëshort"; 2) ndërveprimi diadik "I tregoj partnerit tim se sa domethënie ka për mua"; 3) ndërveprimi i palës së tretë "Mbaj rrjete të përbashkëta sociale me partnerin tim"; 4) sjelljet e mundshme “kalimi i kohës së bashku “; 5) sjellje introspektive “tregimi i fotografive të partnerit kur jeni larg”; dhe 6) sjellje retrospective “dhënia e një puthjeje apo përqafimi përshëndetje pasi keni qënë larg njëri-tjetrit”.

Ata analizuan edhe rolin e sjelljeve seksuale: 1) idealizimin seksual (sa e plotëson partneri idenë time se cili do të ishte partneri im ideal seksual); 2) frekuenca e fantazive seksuale në lidhje me partnerin; 3) frekuenca e fantazive seksuale për partnerë të tjerë; 4) frekuenca seksuale; 5) frekuenca e aktivitetit seksual në internet me partnerin; 6) frekuenca e aktivitetit seksual në internet pa partnerin; 7) pajtueshmëria seksuale (pëlqimi për seks por që nuk dëshiron vërtet ta bësh atë); 8) frekuenca e veprimtarisë seksuale në internet, vetëm, pa partner; dhe 9) frekuenca e masturbimit.

Bazuar në gjetjet, të gjitha sjelljet e lartpërmendura ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme dhe pozitive, si me forcimin e marrëdhënies ashtu edhe me ruajtjen e kënaqësinë seksuale.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page