top of page

Si funksionon motivimi te fëmijët tanë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 24
  • 1 min read

Psikologu Albert Bandura e studioi për dekada dhe në eksperimentin e tij më të njohur, 90% e fëmijëve riprodhuan sjellje që kishin parë dikë tjetër të bënte

Asnjë udhëzim, asnjë shpërblim, askush nuk u kërkoi apo i detyroi të bënin asgjë

Ata thjesht panë dhe vepruan

Studimi i vitit 2024 i botuar në revistën Nature e konfirmoi këtë me skanime të trurit

93% e adoleshentëve thanë se shikimi i dikujt tjetër i ndihmonte të mësonin, dhe skanimet treguan se truri i tyre përpunonte informacionin ndryshe pasi shikonte të tjerët

Ajo që funksionon me fëmijët tanë është se, sheh dikë që bën diçka që i ngjall interesin, dhe truri i tij nuk pret leje por fillon e bën

Truri i tyre regjistron gjithçka bëjnë të tjerët përreth dhe kurioziteti aktivizohet vetvetiu

Dhe kurioziteti është ai që krijon gjithçka tjetër: fokusin, përpjekjen, gatishmërinë për të dështuar dhe për të provuar përsëri

Njerëzit e suksesshëm nuk janë ata që mësuan shumë në shkollë, por ata që u bënë kuriozë për diçka dhe nuk rreshtën së mësuari dhe së provuari

Boll me leksione, filloni të formësoni mjedisin përreth fëmijës tuaj

Motivimi nuk është diçka që mund t'i jepni tjetrit. Ai nxitet nga mjedisi

Nxitja apo trysnimi zakonisht nuk funksionon, madje të kthehet për keq

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page