top of page

Si i mbijetova divorcit tim dërrmues. Ti mendon që s'do të të ndodhë kurrë ty. Ndërsa martohesh, e..

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 16, 2020
  • 2 min read

Si i mbijetova divorcit tim dërrmues.

Ti mendon që nuk do të të ndodhë kurrë ty.

Ndërsa martohesh, e mendon si një mundësi kaq të pamundur dhe gjatë bashkëjetesës në çift mbetesh i verbër e s’e pret.

Gjëja më e vështirë e divorcit është se nuk mbylljet asnjëherë plotësisht. Gjithmonë do të ekzistojë kjo ndjesia e diçkaje të papërfunduar. Planet për krijimin e një familjeje, të humbura. Fëmijë që do mbeten përgjithmonë të palindur ose që do rriten pa njërin prind.

Ndarja ishte periudha më e vështirë e jetës sime. Ajo mund të sjellë më të keqen tek njeriu.

Papritmas kisha kaq shumë kohë të lirë në dispozicion.

I bëra një premtim të thjeshtë vetes se nuk do lejoja që ky divorc të shkatërronte jetën time.

Dhe kërkova e mora ndihmë se kisha nevojë.

"Dëgjo – më tha ndihmuesi. Njerëz nga më të fortët në botë, të gjithëve u ka ardhur rradha të ulen mu aty si ty, për shkak të një marrëdhënieje të dështuar, duke menduar se jeta e tyre kishte mbaruar.

Një vit më pas? Të gjithë akoma me pak dhimbje ndonjëherë, por Ok e duke jetuar jetën e tyre.

Stuhitë do pakësohen, intensiteti do bjerë deri në shuarje e një ditë dielli do shkëlqejë.

Është thjesht çështje e marrjes së vendimit për të vazhduar jetën dhe të qenit i durueshëm me procesin. Nuk ka kurë për kohën, do marrë të vetën.

Për ata që mund të kalojnë një ndarje të keqe, këshilla ime është që ju të qëndroni të zënë me punë a diçka dhe produktivë. Dilni nga koka juaj sa më shumë që të mundeni. Vazhdo të lëvizësh përpara.

Por vetëm nëse vendos të jetosh - Sean Kernan

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page