Si mund të bëhesh i pasur? Kopjo atë që bëjnë të pasurit!
- ndihmeperburra
- Aug 2, 2022
- 1 min read

Si mund të bëhesh i pasur? Kopjo atë që bëjnë të pasurit!
Ç’kanë të përbashkët Elon Musk, Warren Buffet, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Mark Cuban, Tonny Robbins, etj?
Përveç lekëve... të gjithë lexojnë.
Elon Musk për shembull, ka krijuar 4 kompani miliardere në energji, IT, transport e kozmos. Si eshte e mundur? Sepse ai lexon.
Bashkëthemeluesi i SpaceX, Jim Cantrell, përmend pasionin e Elon Musk për të lexuar “Ai mori hua të gjitha tekstet e mia të kolegjit për raketa dhe shtytje”.
Kur dikush pyet Elon se si mësoi të ndërtonte raketa, ai thotë: "Unë lexoj libra". Epo, është e vërtetë.
Të gjithë miliarderët e kanë një sy te leximi.
Informacioni që i jepni vetes – materialet dhe artikujt që lexoni -- janë lëndët ushqyese me të cilat ushqeni trurin tuaj.
Nëse lexoni politikë apo showbiz, atëherë nuk po e ushqeni trurin tuaj me lëndët ushqyese të duhura.
Nëse lexoni për ekonominë, psikologjinë apo edhe historinë, atëherë jeni një hap më afër suksesit.
Leximi i përditshëm funksionon për miliarderët.
Me gjasë do të funksionojë edhe për ju.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Commentaires