Si ndikon dieta e mishngrënësve për shëndetin mendor?
- ndihmeperburra

- Dec 15, 2019
- 1 min read
Sipas Boulder Carnivore Convention, takimi i parë në botë kushtuar përfitimeve të mundshme të dietave mishngrënëse, kalimi në një dietë me mish përmirëson ndjeshëm shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Sipas tyre, një dietë me mish viçi ndikon pozitivisht në artritet reumatizmale, por edhe për shërimin e plotë nga depresioni i rëndë dhe ankthi, dhe në përgjithësi qetëson problematikat e lidhura me shëndetin mendor në tërësi.
Shawn Baker një kirurg ortoped me bazë në Kaliforni, promovon në mënyrë aktive dietën e mishngrënësve në mediat sociale dhe eksploron teorinë dhe praktikën e saj në podcastin e tij të njohur të Performancës Njerëzore. Po ashtu, shumë të tjerë, si Profesor Jordan Peterson, Amber O’Hearn, Scott Myslinski, etj. promovojnë dietat me bazë mishi të kuq për një shëndet në formë mendor dhe fizik.




Comments