top of page

Si po investoni, harxhoni dhe shpërdoroni kohën, burimin tuaj më të çmuar?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 24, 2020
  • 1 min read

Updated: Apr 11, 2020




Koha është monedha më me vlerë. Ashtu si paratë tona, koha është e jona për të humbur, harxhuar ose investuar.

Të gjithë kemi një numër orësh për të jetuar. Por është ajo që ju vendosni të bëni me kohën tuaj, që ndikon drejtpërdrejt në suksesin tuaj në jetë.

Nuk ka vlerë sasia e orëve që shpenzoni, por si i kaloni orët tuaja.

Njerëzit që arrijnë sukses në jetë dhe karrierë shpesh janë të gatshëm jo vetëm që ta përcdorin për mirë kohën e tyre të kufizuar, por ta investojnë atë në gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Kur thjesht kaloni kohën, në të vërtetë nuk po kërkoni të merrni asgjë në këmbim.

Por kur jeni të prirur të arrini diçka, ju shpenzoni burime cilësore me shpresën për të marrë në këmbim një kthim të mirë të investimit tuaj.

Investimi i kohës tuaj do të thotë që të përfshini aktivitete që t'ju sjellin shpërblime domethënëse.

Por jo gjithçka sjell kthim të njëjtë për kohën tuaj.

"Mos harxhoni kohë duke goditur një mur, me shpresën që ta shndërroni atë në një derë," thotë Coco Chanel.

Pyetja e vërtetë sot është: Çfarë po bëni me kohën tuaj?

Koha është falas, por e paçmueshme, dhe ju ose po investoni, po shpenzoni, ose po humbni kohën tuaj me çdo zgjedhje që bëni.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page