top of page

Si përfundon martesa juaj? Ka një precedent të famshëm për këtë. Për 1500 vjet, njerëzit përdorën

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 3, 2023
  • 1 min read

Si përfundon martesa juaj? Ka një precedent të famshëm për këtë

Për 1500 vjet, njerëzit përdorën modelin gjeocentrik të Ptolemeut për systemin tonë diellor, pra që Toka është qendra e universit dhe gjithçka rrotullohet rreth saj. Sot e dimë që s’është e vërtetë. Nicolaus Copernicus dhe Galileo Galilei e vërtetuan këtë.

Por për 1500 vjet çdo njeri në botë besonte se dielli rrotullohej rreth tokës. Edhe pse njerëzit më të zgjuar në botë e dinin që dielli, hëna dhe yjet lëviznin në qiell dhe mund ta ‘provonin’ bindshëm duke parashikuar me saktësi ç’do ndodhte më pas në qiell. Por s’e bënë derisa erdhi Koperniku e Galilei.

Njerëzit besojnë gjëra që s’mund të vërtetohen, të mëdha e të vogla, ka plot shembuj në politikë e shoqëri. Edhe njerëzit në jetën tuaj personale mund të besojnë diçka për ju ose për marrëdhënien tuaj që s’është e vërtetë, pavarësisht nëse e cikni apo jo.

E nëse jeni vazhdimisht duke vepruar jashtë realitetit të tyre, do jeni të detyruar të mos pajtoheni me ta, të kapeni me ta, të përplaseni, t'i frustroni, t'i zemëroni dhe t'i lëndoni.

Kjo është mënyra si përfundon martesa juaj.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page