top of page

Si t’ia dalësh me njerëz të trashë a kokëfortë? Ja zgjidhja nga debatuesit më të mirë në botë!

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 5, 2022
  • 1 min read

ree

Si t’ia dalësh me njerëz të trashë a kokëfortë? Ja zgjidhja nga debatuesit më të mirë në botë!

Winston Churchill po debatonte me një grua në një darkë. Churchill ishte njeri i vështirë, me personalitet të fortë dhe gatishmëri për t’i qëndruar mendimit të tij. E inatosur, Zonja bërtiti: "Winston, po të isha e martuar me ty, do të të hidhja helm në çaj!" Churchill u përgjigj: "Po të ishe gruaja ime, do ta pija". Më pas, Winston dhe zonja u kërleshën verbalisht dhe gruaja në fund ulëriti, "Zoti Çurçill, ju jeni tapë! "Ndërsa ju, zonjë," u përgjigj Churchill, "jeni e shëmtuar. Ama unë do jem esëll nesër."

Ishte e pamundur sado të përpiqeshe t’i merrje fjalën e fundit Winston. George Bernard Shaw i dërgoi një herë Churchillit një shënim me një ftesë për të parë performancën në natën e premieres së Shaw. Dramaturgu i bashkangjiti dy bileta, "Një për veten dhe një për një mik - nëse ke ndonjë". Duke shprehur keqardhjen që s’mundi të merrte pjesë atë natë, Churchill i kërkoi bileta për natën e dytë - "nëse do ketë një të tillë".

Çërçill dukej sikur e kish zënë gjumi në parlament se kish sytë e mbyllur dhe frymëmarrjen e rëndë. Kur kryeministri iu ankua me zë të lartë: "A duhet të të zërë gjumi kur flas unë?" Winston u përgjigj: "Jo, nuk duhet, e bëj vullnetarisht".

Churchill deklaroi për kryeministrin në parlament: "Historia do thotë se zotëria gaboi në këtë çështje" dhe shtoi: "E di që do ndodhë, sepse unë do ta shkruaj historinë".

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page