Si t’ia dalësh të bësh gjëra kur s’ke motivim? Planifiko shpërblimin tënd
- ndihmeperburra
- Dec 21, 2021
- 1 min read

Si t’ia dalësh të bësh gjëra kur s’ke motivim? Planifiko shpërblimin tënd
Planifiko të punosh në një detyrë me prioritet të lartë për jo më shumë se 90 minuta, më pas bëj një pushim.
Si dëshiron ta kalosh pushimin? Dëshiron të bësh një shëtitje, apo të rrish në diell? Të shohësh ca celularin, apo të komunikosh me shokë? Të shohësh për rroba apo të bësh ca minuta meditim?
Planifikimi dhe zgjedhja marrin energji të jashtëzakonshme mendore. Nëse prisni të zgjidhni se ç’do të bëni për pushimin tuaj derisa të jeni të rraskapitur nga një periudhë e gjatë pune e përqendruar, jeni duke bërë një zgjedhje të gabuar.
Planifikoni argëtimin tuaj që në fillim, kur keni energjinë e duhur për ta bërë këtë. Kur zgjidhni paraprakisht, ka të ngjarë të bëni zgjedhje më të dobishme.
Comments