Si ti vlerësosh më shumë të mirat që ke
- ndihmeperburra

- Dec 2
- 2 min read

Ndoshta ke punë stabël, marrëdhënie të shëndetshme, shtëpi të ngrohtë, por s’ndihesh aq i kënaqur sa do të doje
Ndërkohë, streset e përditshme, tensionet në marrëdhënie apo lodhja nga rrjetet sociale të bëhen pjesë e zakonshme e jetës, pa i vënë më re
Kjo ndodh sepse truri ka një veçori të quajtur habituation: prirjen për të mos i kushtuar më vëmendje gjërave që përsëriten vazhdimisht
Për shembull, aroma e kafesë në fillim duket magjepsëse, por pas pak minutash nuk e ndjen më. Edhe gëzimet e mëdha të jetës zbehen nëse nuk ndaleni t’i përjetoni me vetëdije e përkushtim
Nda të mirat në doza të vogla
Nëse do të shijosh më shumë ato që të sjellin kënaqësi – një serial, një ëmbëlsirë – mos i konsumo të gjitha menjëherë. Pushimet e vogla ndërmjet përvojave të këndshme ndihmojnë që kënaqësia të rikthehet sa herë që i rifillon
Të pakëndshmet? Kryeji pa ndaluar
Kur ke detyra të lodhshme për të kryer: punë shtëpie, pastrim, përpiqu t’i përfundosh me një frymë. Pushimet e shpeshta i bëjnë më të lodhshme, sepse sa herë rifillon, shqetësimi rikthehet
Eksperimento me rutinën
Ka gjëra që ndoshta po të lodhin emocionalisht – por je mësuar aq shumë me to, sa nuk i ndjen më. Si zhurma e kondicionerit që s’e dëgjon, derisa dikush e fik dhe papritur ndihesh më mirë
Nuk është gjithmonë nevoja të shtosh diçka të re për të ndjerë më shumë kënaqësi. Ndonjëherë mjafton të rikthesh vëmendjen te gjërat e mira që kanë qenë aty gjatë gjithë kohës. Dhe kur ta bësh këtë me vetëdije, jeta fillon të duket ndryshe
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!



Comments