Si të bashkëprindëroni suksesshëm pas divorcit?Zgjohu nga ëndrra e asaj që ishte ose "duhet të isht
- ndihmeperburra
- Dec 18, 2020
- 1 min read
Si të bashkëprindëroni suksesshëm pas divorcit?
Zgjohu nga ëndrra e asaj që ishte ose "duhet të ishte" familja juaj.
Kjo është strategjia kryesore, por edhe më e vështira. Kishit një ëndërr të bukur se si ishte familja juaj, ose si dëshironit të ishte, me një martesë që të zgjaste gjithë jetën, shumë fëmijë, që të gjithë të rronin me të dy prindërit.
Çfarëdo që të ishte, duhet të zgjohesh. Martesa juaj ka mbaruar dhe fëmijët s’mund të rrojnë njëkohësisht me të dy prindërit. Mbajtja e mendjes tek ajo që keni pasur dikur, ose shpresonit të kishit, do të pengojë të ecësh përpara dhe të bësh atë që është më e mira për ju dhe fëmijët tuaj.
Sigurisht, duhet kohë për ta bërë këtë dhe ndoshta do të luhatesh disa herë. Por sa më shpejt të fillosh t’i tregosh vetes se ëndrra ka mbaruar, aq më shpejt e më lehtë do të jetë.
Ndihma dhe terapia mund t'ju ndihmojë të punoni me ndjenjat tuaja, të pranoni dhe të përshtateni me jetën tuaj të re, dhe madje dhe të filloni të mendoni një ëndërr të re.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments