top of page

Si të bashkëprindërosh me ish-in: Përmirëso komunikimin me të.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 12, 2021
  • 2 min read


Si të bashkëprindërosh me ish-in: Përmirëso komunikimin me të.

Fëmijët tuaj nuk duhet të jenë kurrë lajmëtarët mes jush. Nuk është e drejtë për ta. Mbani fëmijët larg çështjeve tuaja të marrëdhënies së mëparshme. Komunikimi paqësor, i qëndrueshëm dhe i kujdeshshëm me ish-in është thelbësor për suksesin e bashkëprindërimit. Ndonjëherë kjo duket e mundur me ish-in, herë të tjera hiç. Mirëpo ish-i nuk ndyshon dhe i vetmi person që mund të ndryshojë je ti, kështu që ti duhet të punosh me veten. Sigurisht që duhen dy vetë për të përmirësuar një marrëdhënie, por nëse fillon përdor këto këshilla, do shohësh përmirësim, edhe nëse është thjesht një modifikim. Vendos një ton të ngjashëm me punën. Ju dhe ish-i keni "punën" e rritjes së fëmijëve tuaj, kështu që folini e shkruajini ish-it sikur të ishte kolegu yt. Bëj kërkesa në vend të qëndrimeve. Të gjithë i përgjigjen kërkesave më mirë sesa qëndrimeve: "A mund të…" etj. Dëgjo. Të dëgjuarit s’do të thotë që bie dakort, ama lejon ish-in të flasë pa u ndërprerë. Thjesht tregon që e dëgjove dhe kuptove. Përmbahu. E vështirë, por s’ke pse e lë të të bëjë të reagosh. Merr frymë Bëj një pauzë para se të përgjigjesh. Ndërprit bisedën dhe rifilloje më vonë. Me praktikë dhe kohë, do bëhet më e lehtë. Angazhohu për të folur vazhdimisht. Komunikimi i shpeshtë do të thotë që jo vetëm merresh me çështjet e prindërimit, por që mund të trajtosh gjërat në moment. Mbaj bisedat të përqendruara tek fëmija. S’ke pse dëgjon për gjëra të tjera; edhe nëse ndodh, ridrejto bisedën te fëmija. Ish-i është si koleg pune. Bëni fëmijët gjithmonë përparësi të bisedave.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page