top of page

Si të mësosh shpejt e përmirësosh kujtesën, e vërtetuar nga shkenca.Të flesh në mënyrën tënde për të

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 7, 2021
  • 2 min read

ree

Si të mësosh shpejt e përmirësosh kujtesën, e vërtetuar nga shkenca Të flesh në mënyrën tënde për të përmirësuar kujtesën? Sipas shkencës, kjo ëndërr është realitet.

Të gjithë kemi gjëra që duhet të mbajmë mend. Prandaj studiojmë. Lexojmë e rilexojmë. Orë të pafundme kërkimi të dijes dhe mbajtjes mend.

Edhe nëse arrini të mbani mend atë që duhet të mbani mend, prapëseprapë: Procesi i të mësuarit merr shumë kohë dhe përpjekje.

Sipas studimit të botuar në Psychological Science, njerëzit që studiojnë para se të flenë, pastaj flenë, bëjnë një rishikim të shpejtë mëngjesin tjetër, jo vetëm që shpenzojnë më pak kohë duke studiuar, por gjithashtu memorizojnë afatgjatë 50% më shumë.

Pse? Psikologët e quajnë konsolidim të kujtesës së varur nga gjumi: Ripërpunimi i kujtesës gjatë gjumit është një komponent i rëndësishëm i mënyrës sesi formohen dhe formësohen në fund kujtimet tona.

Gjumi jo vetëm që ndihmon trurin tuaj të mbajë mend atë që keni mësuar, por e bën atë informacion më të lehtë për t'u aksesuar.

Bllokimi është mënyra se si jemi kushtëzuar të mësojmë: Mëson një gjë, shfaq një nivel aftësie, kalon te tjetra. Por ka edhe më mirë: Ndërthurja përfshin studimin e koncepteve ose aftësive të lidhura paralelisht. Ndërthurja është një mënyrë shumë më efektive për të trajnuar trurin dhe aftësitë motorike.

Ndërthurja e gjumit midis seancave mësimore jo vetëm që zvogëlon përgjysëm sasinë e praktikës së nevojshme, por siguron mbajtje mend shumë më të mirë afatgjatë.

Gjumi pas mësimit është padyshim një strategji e mirë, por gjumi midis dy seancave mësimore është një strategji akoma më e mirë.

Testo veten. Një sërë studimesh tregojnë se vetëtestimi është një mënyrë tejet efektive për të përshpejtuar procesin e të mësuarit.

Pastaj bëj një gjumë të mirë dhe një rishikim të shpejtë në mëngjes. Do ta dallosh ndryshimin.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page