Si të ndaloni veten nga reagimi i tepruar ndaj partnerit tuaj.
- ndihmeperburra
- Jan 13, 2020
- 1 min read
Të gjithë kemi momente zhgënjimi me partnerin që na bëjnë të veprojmë në mënyra për të cilat më vonë pendohemi. “Pas pilafit” ne pranojmë se ndoshta ekzistonte një mënyrë më e shëndetshme për të reaguar, ose si t’i trajtojmë gjërat më mirë në të ardhmen, por momenti kur tensionet rriten dhe ndihemi të nxitur në një mënyrë të veçantë, ne biem përsëri në të njëjtin kurth dhe shfaqim prapë këtë zakon të keq të reagimit të tepruar.
Megjithatë, ekziston një mënyrë për të thyer ciklin dhe për të ndaluar së shkatërruari marrëdhënien tonë.
Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të pranojmë që kur kemi një reagim të tepruar ndaj partnerit tonë, ne jemi shpesh në atë që Dr Daniel Siegel i referohet si një "gjendje e kapakut". Në këtë gjendje, funksionet më të larta të trurit tonë, fiken totalisht. Kur ndihemi të prekur emocionalisht, pjesa e mesme parakontale e corteksit të trurit tonë, e cila është pjesë e "trurit lart", mbyllet dhe pushon së punuari. Në të njëjtën kohë, zona poshtë korteksit tonë cerebral, që shpesh quhet "në katin e poshtëm" ose "truri emocional", merr zjarr të madh.
Kjo është arsyeja pse emocionet tona papritmas mund të intensifikohen ose të dalin jashtë kontrollit, ndërsa funksionet tona më të arsyeshme të përpunimit dhe të menduarit fluturojnë pa lidhje. Me sa duket,shumica (në mos të gjitha) e sjelljeve tona të këqija ndaj vetvetes dhe të tjerëve ndodhin në këtë gjendje të kapakut.
Comments